Protesta e 18-të radhazi/ Mijëra qytetarë pritet të dalin edhe sot para Kryeministrisë kundër Edi Ramës
Protesta e 18-të radhazi kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mijëra qytetarë do kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. Organizatorët e konsiderojnë këtë mobilizim si vazhdim të reagimit qytetar ndaj situatës politike dhe qeverisjes së vendit. Sipas njoftimit të ditës së djeshme, protestuesit do të mblidhen në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Masa e qytetarëve do të përshkojë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të zhvillohet edhe pjesa kryesore e protestës. Kjo protestë shënon tubimin e 18-të radhazi të qytetarëve, të cilët prej javësh kërkojnë largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se protesta...
Burimi:
syri.net