Protesta dhe opozita/ Hasimja: PD-ja gaboi, e ktheu vonë kursin, pati luhatje dhe pavendosmëri
Për analistë të politikës, mëdyshja e PD-së për të mbështetur revoltën qytetare tregoi se partia kryesore e opozitës pati luhatje dhe pavendosmëri, ndërsa kthimi i kursit konsiderohet si i vonuar.“PD gaboi me qëndrimin fillestar ndaj protestës”- i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, qëndrim, që sipas tij, tregoi “luhatje dhe pavendosmëri”.Por, gjithsesi, ai beson se qëndrimi fillestar i Berishës më shumë u keqinterpretua se sa ishte një sulm ndaj protestës.“Në fakt nuk kundështoi protestën, por mbështeti përfshirjen amerikane të investimit dhe sulmoi ata që futen në një thes Ramën dhe opozitën dhe kjo u interpretua si kundërshtim”- shtoi ai. Për Hasimen, slogani që barazon Ramën me Berishën nuk i shërben kauzës së protestës dhe duket sikur i përshtatet “strategjisë së Rilindjes që praktikisht...
Burimi:
ntv.al