Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes
Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta është një sinjal për reflektim. Sipas tij, kërkesat e qytetarëve shkojnë përtej një proteste të thjeshtë dhe prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes. Zogaj tha se qeveria nuk duhet të fokusohet vetëm në aspektin e protestës si fenomen, por të kuptojë thelbin e kërkesave që kanë dalë në pah. “Qeveria do të përballet me kërkesat sepse ato i ka bërë dhe protesta e madhe, jo vetëm kjo e vogla. Kërkesat, protestat e mëdha dhe problematikat nganjëherë janë përtej protestës. Ajo është marri dhe poshtërsi. E kemi thënë se sipërmarrja e lirë e mban vendin, kapitali e mban vendin. Zhvillimi i vendit ka ardhur pikë së pari nga nisma e...
Burimi:
javanews.al