Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

Protestat qytetare që degjeneruan në akte dhune po udhëhiqen nga grupe me “tipologji marksiste” dhe po financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” që ndodhet jashtë Shqipërisë. Kështu ka deklaruar analisti Arben Meçe në ABC News, duke theksuar se Policia e Shtetit aplikoi me sukses skemat europiane për neutralizimin e agresorëve. Sipas Meçes, teksa Kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet më nga protestat politike, Sali Berisha po kthehet vetë në një agresor në tentativë për të fituar terren brenda këtyre lëvizjeve, ndonëse misioni i financuesit të fshehtë për rrëzimin e qeverisë tashmë ka dështuar. “Policia ka arritur që të neutralizojë agresorin. Dukshëm dallohen brenda grupit, të cilat kanë tipologji marksiste. Shprehja e tyre revolucion nuk është gjë tjetër, veçse një grup që prodhon akte...