Propozimi i Konjufcës nga Tirana: Të financojmë mësues të gjuhës shqipe në vendet ku kemi diasporë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka hedhur një propozim gjatë Samitit të Diasporës të mbajtur sot në Tiranë, duke theksuar nevojën për një qasje të re dhe të përbashkët në ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve jashtë vendit. Sipas tij, një ndër arritjet më të mëdha do të ishte dërgimi i një numri të konsiderueshëm mësuesish të gjuhës shqipe në 5 vende ku është e përqendruar më së shumti diaspora shqiptare, të cilët duhet të financohen nga Kosova dhe Shqipëria. Po ashtu Konjufca tha se zhvilloi një takim me homolgun shqiptar Ferit Hoxha dhe janë shqyrtuar disa objektiva strategjikë që pritet të konkretizohen në vitet në vijim. “Patëm një takim shumë të mirë me z.Hoxha. I shqyrtuam disa qëllime të përbashkëta që...
Burimi:
javanews.al