Propozimi i Gjermanisë për integrimin gradual, Tabaku: Qeveria shqiptare të reflektojë

Propozimi i Gjermanisë për integrimin gradual, Tabaku: Qeveria shqiptare të reflektojë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, përshëndeti propozimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz për anëtarësimin gradual të vendeve kandidate. Ajo tha se shpreson që qeveria të reflektojë dhe të ecë përpara duke lënë pas idenë e integrimit të pjesshëm (propozimi Rama-Vuçiç) pasi synimi është integrimi i plotë. Tabaku theksoi që me këtë propozim mos të ndiqet rruga e mëparshme që ka sjellë bllokimin e procesit të integrimit. “Përshëndes propozimin për integrimin gradual. Kancelari Merz ka qenë i pari që ka filluar të elaborojë këto ide dhe janë shumë ndryshe nga integrimi i pjesshëm. Shqipëria s’ka asnjë ide tjetër përveç integrimit të plotë. Qëndrimi i Gjermanisë e reflekton këtë. Shpresoj që qeveria shqiptare të jetë në kohë për të reflektuar, për ta përdorur këtë moment të artë...