“Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mbështetje e re për bizneset shqiptare”, kryeministri Rama: Kredi me interesa 2-3%
Kryeministri Edi Rama ka folur për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë. Në podkastin e tij të përjavshëm “Flasim”, Rama tha se gjatë kësaj jave është nënshkruar partneriteti mes qeverisë, sistemit bankar dhe Bankës së Shqipërisë për financimin e sipërmarrjes shqiptare. Sipas tij, programi krijon më shumë mundësi për bizneset e vogla dhe të mesme që të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të investojnë më tej. Ai bëri me dije se përmes këtij programi do të ofrohen kredi me interesa nga 2 deri në 3%, ndërsa garancia sovrane e qeverisë do të variojë nga 30 deri në 70%, në varësi të nivelit të riskut. “Këtë...
Burimi:
top-channel.tv