PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD

PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar dy emra të rinj për t’iu bashkuar Këshillit Kombëtar të PD-së gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë të mërkurë. Dy kandidatet e propozuara janë Julia Emiri dhe Silva Hasa, emrat e të cilave u paraqitën për miratim para anëtarëve të forumit drejtues. Julia Emiri është aktore me profesion dhe prej disa vitesh është e angazhuar në Partinë Demokratike. Ajo është bërë e njohur edhe për aktivizimin e saj në grupin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke qenë pjesë e protestave dhe nismave qytetare në mbështetje të kësaj çështjeje. Silva Hasa, nga ana tjetër, ishte kandidate për deputete e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Fierit. Me angazhimin e saj në strukturat politike...