“Proces shembullor!”/ Berisha voton për veten në garën pa rivalë dhe sulmon Salianjin: Përfaqësues i krimit!

“Proces shembullor!”/ Berisha voton për veten në garën pa rivalë dhe sulmon Salianjin: Përfaqësues i krimit!

Në garën pa rivalë në Partinë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka votuar për veten, në një proces ku ai është i vetmi kandidat. Për gazetarët ai tha: “Së pari, përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në gjithë Shqipërinë në një proces shembullor. Në një proces në të cilin në mënyrën me demokratike, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Ftoj demokratët e tjerë të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor”. Berisha rezervoi edhe një sulm për ish-deputetin, Ervin Salianji, i cili kishte publikuar disa fletë votimi në të cilat demokratët kishin shkruar emrin e tij. Berisha artikuloi akuzat për lidhjen e tij me personazhe të botës së krimit. “Besoj se përplitjet...