Pro, kundër ose abstenim, mbahet sot referendumi për Berishën në krye të Partisë Demokratike

Pro, kundër ose abstenim, mbahet sot referendumi për Berishën në krye të Partisë Demokratike

Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Sali Berisha është kandidati i vetëm në garë. Ai ka cilësuar këtë proces si një “referendum” për drejtimin e partisë. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, votat do të numërohen direkt në degë dhe jo në selinë qendrore. Kujtojmë se përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme.   Top Channel