Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

Në kuadër të Javës së Administratës Publike, e zhvilluar nën moton e ndërtimit të një administrate moderne në shërbim të qytetarëve dhe të procesit të integrimit evropian, u prezantuan nismat kryesore që do të udhëheqin fazën e ardhshme të reformës së administratës publike në Shqipëri. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni theksoi se prioritet mbetet investimi te kapitali njerëzor, rritja e performancës institucionale dhe përafrimi i administratës shqiptare me standardet më të mira të Bashkimit Evropian. Ndër nismat e shpallura spikat forcimi i bashkëpunimit me zyrat e karrierës në universitetet shqiptare, me synimin për të krijuar ura më të forta mes studentëve dhe administratës publike, duke e bërë shërbimin civil një zgjedhje gjithnjë e më tërheqëse për profesionistët e rinj. Një tjetër zhvillim...