Presidenti i KiE-së viziton Tiranën, zbardhet axhenda e Antonio Costës në kryeqytet dhe takimi me Ramën
Presidenti i KiE-së Antonio Costa do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të ketë dhe një takim bilateral me kryeministrin Rama. Vizita zhvillohet pak ditë përpara Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Pas takimit mes dy delegacioneve, Rama dhe Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Takimi bilateral është parashikuar të zhvillohet nga ora 11:15 deri në 12:00, ndërsa konferenca për mediat do të nisë në orën 12:15. Njoftimi: Kryeministri Rama do të mikpresë Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të mikpresë të martën më 2 qershor 2026, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili...
Burimi:
sot.com.al