Presidenti i KE Antonio Costa viziton Tiranën, zbulohet data
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të vizitojë Tiranën me datë 2 qershor. Costa do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Vizita e tij vjen në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor para Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Kujtojmë se ky samit do të mbahet më 5 qershor në Tivat dhe përfaqëson një moment historik, pasi organizohet për herë të parë në Mal të Zi, i konsideruar së bashku me Shqipërinë si shtete pararojë të procesit të zgjerimit. Programi përfshin dy seanca kryesore: një takim plenar dhe një drekë pune. Takimi plenar do t’i kushtohet progresit në afrimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe Axhendën e Rritjes, duke forcuar njëkohësisht stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe qëndrueshmërinë. Dreka e punës do të përqendrohet në...
Burimi:
vizionplus.tv