Presidenti Begaj takon Michael Granoff, fokus te projektet për bujqësinë, turizmin dhe inovacionin
Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutive të AADF-së.Takimi u fokusua në projektet më të fundit të këtij fondacioni, që synojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit, arsimin e femijëve në fushën e inteligjencës artificiale, si edhe lidhjes së komunitetit të kërkuesve shkencorë të Diasporës me institucionet shqiptare. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në Diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në...
Burimi:
vizionplus.tv