Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë

Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Në fjalën e tij, Begaj e cilësoi 12 qershorin si një datë të shënuar në historinë e kombit shqiptar, duke theksuar se kjo ditë simbolizon “triumfin e lirisë mbi padrejtësinë dhe shpresës mbi frikën”. Ai vlerësoi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe rolin e aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, në çlirimin e Kosovës. Duke iu referuar zhvillimeve aktuale, Begaj përmendi edhe proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke i cilësuar si një “betejë për mbrojtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare”. Ai bëri thirrje për forcim të institucioneve, shtetit të së drejtës dhe avancim...