Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, ku përveç vlerësimit për rolin historik të këtij institucioni, u ndal edhe te protestat gjatë javëve të fundit në vend. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se aktiviteti zhvillohet në një moment kur qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Begaj theksoi se, në respekt të pozicionit dhe neutralitetit kushtetues të Presidentit, e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta. Sipas tij, kjo e drejtë duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Presidenti nënvizoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit...