Presidenti Begaj merr pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni: Dëshmi se asnjë regjim s’mund të shfarosë besimin
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Hirësisë së Tij, Kardinal Ernest Simoni. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në katedralen e Firences “Santa Maria del Fiore”, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Kardinal Ernest Simonit si një simbol të qëndresës, besimit dhe sakrificës, një “martir i gjallë”. “Historia Juaj është dëshmi e gjallë se asnjë regjim nuk mund të shfarosë besimin dhe dinjitetin njerëzor. Historia Juaj, Kardinal Ernest Simoni, na mëson se besimi nuk matet në kohë të qeta, por në kohë sprove dhe se dinjiteti i njeriut nuk varet nga rrethanat, por nga qëndrimi që ai mban përballë tyre”, – u shpreh Presidenti i Republikës në mesazhin për 70-vjetorin e shugurimit të Kardinal Simonit, ku nderoi edhe sakrificën e klerikëve...
Burimi:
top-channel.tv