“Prej leckash nëse godisni policët”, PD reagon ndaj Gonxhes: Leri kërcënimet

“Prej leckash nëse godisni policët”, PD reagon ndaj Gonxhes: Leri kërcënimet

Sekretari për të drejtat e njeriut në Partinë Demokratike, Franci Nuri, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar deklaratat e djeshme të ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, të bëra në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, paralajmëroi se forca e ligjit do të veprojë ndaj protestuesve që guxojnë të ngrenë dorë ndaj policisë, apo të sulmojnë institucionet: “Në rast se guxon të ngresh dorë, t’u kundërvihesh punonjësve të policisë, do të të marrin për veshësh, a për leckash, do të të fusin në furgon dhe do të procedojnë, dhe më pas mund të të lënë të lirë, apo të procedojnë nëse ke kryer akte që konsiderohen vepra të caktuara, do...