“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”/ U largua nga PS, Koçeku: E kam të lehtë ta lë mandatin, por…
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste disa javë më parë dhe vijon mandatin si e pavarur, thotë se prej disa ditësh është vënë në shënjestër të një fushate të organizuar sulmesh në rrjetet sociale. Përmes një reagimi publik, ajo deklaron se përballet me profile false që i kërkojnë të dorëzojë mandatin, por thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin. Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij...
Burimi:
sot.com.al