Prapaskenat nga Uashingtoni / Pse nuk është votuar ende ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, pengesat në Senat…

Prapaskenat nga Uashingtoni / Pse nuk është votuar ende ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, pengesat në Senat…

Mediat në Shqipëri publikuan lajmin se Eric Wendt, kandidati i nominuar për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka marrë një votë pozitive në Senatin amerikan, duke kaluar një nga etapat procedurale drejt konfirmimit të tij në këtë detyrë. Sipas tyre, Senati ka miratuar një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, ku përfshihet edhe kandidatura e Wendt për postin e ambasadorit në Tiranë. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar gazetari Robert Papa, i cili sqaron se deri më tani nuk ka pasur një votim përfundimtar në Senat dhe se procedura ndodhet ende në një fazë paraprake. Sipas tij, kalimi në komision përbën vetëm hapin e parë të procesit, ndërsa kandidatura duhet të...