“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi protestat politike në Shqipëri gjatë një interviste në emisionin “Trialog”, duke vënë theksin te rëndësia e protestave paqësore dhe ndikimi i tyre në jetën politike të vendit. Duke iu referuar protestës të zhvilluar së fundmi pranë Kryeministrisë, Vangjeli tha se kishte vërejtur një pjesëmarrje të qëndrueshme dhe një prani të konsiderueshme të të rinjve. Sipas tij, atmosfera i kujtoi periudhën e dikurshme të “xhiros” së Tiranës, kur bulevardi ishte një nga hapësirat kryesore të jetës sociale në kryeqytet. “Unë kalova atje dhe pashë që kishte një prani të qëndrueshme, nga ato gjërat që afrojnë dhe kuriozitet gazetaresk pashë një nga ato makinat e mëdha të zeza me flamur amerikan, të ambasadës amerikane që ndodheshin në skaj te kryeministrisë në rolin e...