‘Politikë e shpopullimit’/ Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, ju u hoqët fermerëve subvencionet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverisjen socialiste se po përdor politikën e shpopullimit dhe falementimit të fermerëve. ‘Në krizën më të rëndë të çmimeve, ju u hoqët fermerëve subvencionet. Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit, largimit të tyre’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në parlament. Berisha: Kjo është një politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit, largimit të tyre. Shqiptarët e dinë mirë se një nga mjetet e largimit të tyre nga ferma, nga toka e tyre është nafta. Nafta që s'blihet dot. Dhe me krah, me paramend, nuk ja dalin dot. Ndaj dhe ata nisen. Ju vidhni, kurse ata marrin rrugët e dheut, Irlandën, Australinë, Norvegjinë, Alaskën, vendet më...
Burimi:
syri.net