‘Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve’, Bardhi: Nëse keni frikë, mos hajdeni në Kuvend! Taulant, ke hall se…
Ndërsa mori fjalën për të kundërshtuar projekt-kalendarin e Kuvendit, Gazment Bardhi tha se s’mund të miratohet për sa kohë nuk përfshihen kërkesat e protestuesve që ndodhen jashtë parlamentin. Bardhi kërkoi menjëherë ndalimin e dhunës së efektivëve ndaj protestuesve, teksa u tha deputetëve se nëse kanë frikë, të mos vijnë në Kuvend. Ai iu drejtua edhe Taulant Ballës duke i thënë se ka frikë se mos vezët i bëjnë pis kostumin e shtrenjtë. “Së pari, ky Kuvend duhet t’i kërkojë Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë. Është e parapranueshme që sot godina e kuvendit në një perimetër të zgjeruar a thua se qytetarët tanë na rrezikojnë ne. Pa diskutim Taulant rrezikojnë të të bëjnë pis kostumin me vezë, e di...
Burimi:
sot.com.al