“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja tha se protestuesit në bulevard po përdhosin simbolin e vezës, duke vënë në dukje se ata nuk mund të poshtërojnë institucionet dhe reputacionin e shtetit. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gonxhja tha se protestuesit duhet të mblidhen dhe të parashtrojnë kërkesat e tyre për qeverinë, por ai vuri në dukje se kërkesa e parë s’mund të jetë dorëheqja e kabinetit, që pamundëson gjithë kërkesat e tjera. “Vezët janë simbol i jetës, nuk ka pse të përdhoset simboli i vezëve, pasi simbolizon jetën, dhe s’të jep asnjë të drejtë për të përdhosur askënd. Në rast se je duke bllokuar punimet e Parlamentit në një protestë qytetare…Edhe nëse e keqja do ishim...