“Po paraqesin video të rreme për protestat”, Rama: Irani i përfshirë në fushatën e dezinformimit ndaj Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për CNN me gazetaren Eleni Giokos tha se në rrjete po qarkullojnë video të rreme,të marra nga vende të ndryshme dhe po i paraqesin si protesta në Shqipëri, Ai kritikoi ashpër edhe mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret liria e shpërndarjes së informacionit në rrjetet sociale. Rama nënvizoi se përhapja masive e informacionit të manipuluar po dëmton funksionimin normal të sistemeve demokratike dhe po minon besimin e qytetarëve te politika dhe institucionet. Rama: Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë… Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike...
Burimi:
vizionplus.tv