“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj në Gjykatën Administrative: Ky pushtet i pakontrollueshëm është  arbitraritet, jo drejtësi

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj në Gjykatën Administrative: Ky pushtet i pakontrollueshëm është arbitraritet, jo drejtësi

TIRANË – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbajtur një deklaratë të gjatë në Gjykatën Administrative, ku ka kundërshtuar procesin gjyqësor ndaj tij dhe ka ngritur akuza për kufizim të të drejtave të tij themelore dhe për një “përmbysje të raportit mes qytetarit dhe pushtetit penal”. Veliaj tha se prej më shumë se 15 muajsh po përballet me një realitet që, sipas tij, është i paprecedentë në një shtet demokratik, ku garancitë kushtetuese janë bërë gjithnjë e më të brishta përballë autoritetit të pushtetit penal. Ai deklaroi se ndaj tij është ushtruar një “sulm frontal politik, mediatik dhe juridik” që, sipas tij, ka çuar deri në heqjen e lirisë personale dhe pamundësinë për të ushtruar mandatin e fituar në zgjedhje nga qytetarët e Tiranës. Veliaj:...