“Po kthehet në përplasje politike”, Bejko: Protesta rrezikon që të dalë jashtë kontrollit
Analisti Roland Bejko, në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me protestën, duke ngritur shqetësime për natyrën dhe drejtimin e saj. Sipas Bejkos, situata në terren ka kaluar nga një protestë qytetare në një përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, çka sipas tij e ndryshon karakterin e saj fillestar. “Ne sot kemi një protestë me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve. Këtu mbaron së qeni një protestë qytetare dhe kthehet në një protestë politike që kërkon të përplaset për hir të pushtetit,” u shpreh ai. Bejko shtoi se të dy palët në konflikt pretendojnë se janë provokuar, ndërsa theksoi se organizimi i protestës mund të jetë pjesë e një strategjie politike për të testuar reagimin...
Burimi:
javanews.al