“Po këtë investimin çfarë e ke? Kush t’i jep paratë?”, Balla nxjerr videon: Dëgjojeni nxënësin e Saliut se çfarë thotë për dhunën në protestë!
Deputeti socialist Taulant Balla, ka hedhur akuza ndaj një prej organizatorëve të protestës. Duke shpërndarë një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, Balla e ka cilësuar si “nxënës të Saliut”, duke pretenduar se ai mbron kauza false kundër dhunës, ndërsa në jetën e përditshme shoqërohet pikërisht me njerëzit që e ushtrojnë atë. “Dëgjojeni nxënësin e Saliut se çfarë thotë për dhunën edhe pse me autorët e dhunës rri nga mëngjezi në darkë. Po këtë investimin çfarë e ke? Kush t’i jep paratë që po investon?”, shkruan Balla.
Burimi:
javanews.al