“Po kërkohet edhe vdekja e Presidentit të Amerikës”/ Çupi: Sulmet ndaj Kanye West dhe protestat janë pjesë e një agjende globale
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi protestën dhe reagimet kundër zhvillimit të koncertit të Kanye West në Tiranë, i mbajtur të shtunën në zonën e Kasharit. Sipas tij, kundërshtimet ndaj koncertit nuk duhen parë si një ngjarje e izoluar, por si pjesë e një përplasjeje më të gjerë globale. Çupi u shpreh se bota ndodhet në një konflikt mes Lindjes dhe Perëndimit, duke argumentuar se kjo përplasje shfaqet edhe përmes protestave dhe sulmeve ndaj figurave publike apo drejtuesve të shteteve perëndimore. Analisti shtoi se në këtë përplasje përfshihet edhe Shqipëria, si pjesë e bllokut perëndimor, duke theksuar se sulmet ndaj liderëve të vendeve perëndimore janë pjesë e së njëjtës agjendë. Duke komentuar protestat, Çupi tha se në bulevard po shfaqen ide...
Burimi:
javanews.al