“Po ia marrin frymën Kavajës!”, Balla: Bashkinë duhet ta rikthejmë me PS në 2027
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Kavajë, ku uroi anëtarët dhe mbështetësit e kësaj force politike për përvjetorin e themelimit. Në fjalën e tij, Balla e cilësoi PS-në si familjen më të madhe politike në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, ndërsa theksoi se objektivi i socialistëve duhet të jetë rikthimi i drejtimit të Bashkisë së Kavajës në zgjedhjet vendore të mandatit 2027-2031. “Është e domosdoshme që Bashkinë e Kavajës, në mandatin 2027-2031 për pushtetin vendor, ta rikthejmë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, u shpreh ai. Gjatë fjalës së tij, Balla ngriti edhe kritika ndaj drejtimit aktual të bashkisë, duke deklaruar se, pavarësisht një buxheti prej 26 milionë eurosh...
Burimi:
javanews.al