‘Po i afrojmë pulat te dhelpra’/ Qytetari në Dibër: Reforma territoriale largoi shërbimet dhe zbrazi fshatrat
Gjatë një takimi në Dibër për reformën territoriale, një qytetar ngriti shqetësimin se zmadhimi i bashkive ka larguar shërbimet nga komunitetet dhe ka përshpejtuar shpopullimin e zonave rurale. Sipas tij, taksat e qytetarëve përfundojnë në “arkën e madhe” të bashkive, por kur vjen puna te kthimi i tyre në shërbime konkrete për njerëzit, mungon barazia dhe mbështetja për zonat periferike. Në fjalën e tij, ai solli si shembull Bulqizën, duke theksuar se shumë fshatra po boshatisen masivisht dhe disa po shkojnë drejt zhdukjes. Qytetari kritikoi centralizimin e pushtetit vendor, duke argumentuar se reforma territoriale i ka afruar bashkitë me qeverinë qendrore dhe i ka larguar nga qytetarët, ndërsa kërkoi një riorganizim të ri administrativ që, sipas tij, do t’i kthente shërbimet më pranë komuniteteve. Qytetari:...
Burimi:
syri.net