“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

“Po bëjmë luftë të fortë”, deputeti i Berishës: Intelektualët duhet të na bashkohen në protesta!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka bërë një thirrje të fortë për bashkimin e të gjithë faktorëve shoqërorë, duke theksuar se problemi kryesor i vendit nuk është opozita, por “kapja e shtetit në të gjitha instancat e saj”. Gjatë fjalës së tij në ”Off the Record” nga Andrea Danglli, Baçi nënvizoi se kjo situatë kërkon një reagim frontal, ku krahas forcave politike, një rol kyç duhet të luajnë media dhe intelektualët e ndershëm. “Nuk është e thënë që intelektualët dalin në protestë bashkë me opozitën. Ajo do të ishte një gjë shumë e mirë. Madje do të ishte shumë e mirë që të ishin folës në protesta e takime të ndryshme,” u shpreh deputeti, duke shtuar se një intelektual i vërtetë është ai që...