Platforma e Spiropalit/ Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën
Platforma “Shqipëria e Re”, e prezantuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, nuk është një lëvizje e koordinuar me kryeministrin Edi Rama. Kështu u shpreh analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili tha se nisma e Spiropalit është personale, por deri më tani nuk ka arritur të krijojë ndikim real brenda Partisë Socialiste. Kulla tha se, megjithëse Spiropali është një figurë me peshë në PS, ende nuk duket se ka mbështetjen e nevojshme për të ndryshuar ekuilibrat në parti. “Jo, nuk besoj se është e bashkërenduar me Ramën. Elisa ka qenë kryetare Kuvendi, ministre, deputete dhe drejtuese e rëndësishme në Partinë Socialiste. Është një njeri shumë i investuar në PS, por jo i investuar nga Rama. Ajo e di shumë mirë se sa...
Burimi:
ntv.al