Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Avokati Plarent Ndreca i është drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë me një memorandum, përmes të cilit kërkon një reagim institucional ndaj praktikave gjyqësore që, sipas tij, cenojnë pavarësinë e profesionit të avokatit, barazinë e armëve dhe garancitë e procesit të rregullt ligjor. Në dokument, Ndreca argumenton se problematika nuk lidhet me një rast individual apo me masën e gjobës së vendosur ndaj tij, por me standardin që, sipas tij, po krijohet në praktikën gjyqësore, veçanërisht në Gjykatën e Posaçme, dhe pasojat që ai prodhon mbi ushtrimin e mbrojtjes dhe të drejtat e të pandehurve. Në memorandum analizohen, ndër të tjera, ndikimi i këtyre praktikave mbi pavarësinë e ushtrimit të profesionit të avokatit, krijimi i një hierarkie de facto ndërmjet Gjykatës së Posaçme dhe gjykatave të...