Plarent Ndreca del në përgjimet e SPAK-ut, ja akuzat për ish-deputetin e Ramës, GJKKO rrëzon kërkesën për mosnjohjen…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) rrëzoi të martën më 19 maj përmes një vendimi të ndërmjetëm, kërkesën e përfaqësuesit ligjor të ish-deputetit socialist, Plarent Ndreca, për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë në procesin penal ndaj tij të përgjimeve të kryera, përpara se t’i regjistrohej emri si person nën hetim. Avokati i Ndrecës, Ermal Yzeiraj e ka ngritur këtë pretendim edhe më parë, ndërkohë që prokurorja e çështjes, Dorina Bejko e ka konsideruar atë të pabazuar. Sipas Yzeirajt, në kohën kur është kryer përgjimi i Ndrecës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka deklaruar në gjykatë se ishte i dyshuar për veprën penale për të cilën po hetohej dhe duhej të ishte regjistruar emri i tij si person nën hetim. Sipas avokatit, kështu Ndrecës do t’i lindte...
Burimi:
sot.com.al