PL: Reforma territoriale po shpopullon Shqipërinë, hiqni duart nga 15 bashkitë
Në një deklaratë për mediat, ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, foli mbi projektin e ri të reformës territoriale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj vetëqeverisjes vendore dhe një hap të rrezikshëm drejt shpopullimit të mëtejshëm të vendit.Ajo u shpreh se drafti i mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive është hartuar pa asnjë konsultim me qytetarët dhe autoritetet vendore, në kundërshtim me parimet e Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.Rira theksoi se, kjo reformë nuk synon përmirësimin e shërbimeve, por përqendrimin e pushtetit në duart e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se shkrirja e bashkive do të përshpejtojë braktisjen e zonave rurale dhe do t'i hapë rrugë zbatimit të politikave që, sipas saj, cenojnë pronat dhe pasuritë publike në zonat e mbrojtura. Territorialja ka fshirë...
Burimi:
syri.net