Piranjat/ Edhe unë paskam qenë një ‘idiot shqiptar’ i Maqedonisë së Veriut

Piranjat/ Edhe unë paskam qenë një ‘idiot shqiptar’ i Maqedonisë së Veriut

Mediat na treguan sesi kryediplomati i Shqipërisë, në një komunikim të brendshëm, i quante shqiptarët e Maqedonisë së Veriut "idiotë". Dikush pyeti: si do kishte reaguar, po të ishte gjallë Arbën Xhaferri? Do kisha menduar që edhe unë jam "idiot". Fjala "idiot" nuk ka lindur si fyerje. Në greqishten e lashtë, idiotes ishte njeriu privat, ai që nuk merrte pjesë në jetën publike të polisit. Njeriu që nuk kishte zë. Në këtë kuptim, ne shqiptarët e Maqedonisë, kemi qenë gjithnjë idiotes në sytë e Tiranës. Jo sepse jemi të pamençur, por sepse kurrë nuk jemi trajtuar si qytetarë aktivë të idesë shqiptare. Duke parë termin e përdorur nga ministri, më shumë se fyerje, është përbuzje. Dhe pyes: çfarë lloj shteti fromon njerëz që mendojnë kështu...