Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Deputeti Petro Koçi ka komentuar punën e SPAK, duke lënë të kuptohet se pas qetësisë së fundit mund të ketë zhvillime të rëndësishme në hetime. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Koçi u shpreh se hetimet e SPAK shpesh zhvillohen në heshtje për shkak të konspiracionit ligjor dhe nevojës për të ruajtur sekretin hetimor. “Gjatë kësaj periudhe shohim një lloj qetësie. Nuk e dimë, sepse hetimet nganjëherë nxjerrin bomba. Janë pjesë e një konspiracioni ligjor, kështu që duhet të ruhen të gjitha proceset hetimore nga çpimi dhe dalja në publik”, deklaroi ai.