Përzgjedhja për KPP, “Ligjet” miratojnë raportin me kandidaturat, çështja kalon në Kuvend
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka përmbyllur fazën e seancave dëgjimore me kandidatët e propozuar nga Këshilli i Ministrave për postin e Kryetarit dhe për tre anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Raporti përfundimtar, i cili konfirmon përmbushjen e kritereve ligjore nga ana e kandidatëve, është miratuar me shumicë votash dhe do t’i përcillet seancës plenare të Kuvendit për votim. Ndryshimet e fundit në listën e kandidatëve Mbledhja, e drejtuar nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja, nisi me një njoftim procedural mbi ndryshimet e ndodhura në listën fillestare të kandidatëve për shkak të tërheqjeve vullnetare përpara fillimit të dëgjesave. Sipas procesverbalit të mbledhjes, për pozicionin e Kryetarit, kandidati Martil Sula ka njoftuar se është tërhequr nga gara dhe kandidati Enea Hoti do...
Burimi:
javanews.al