Përse u përplasën Peleshi me Manjën? Deputeti e quan “o miko”: Dominoi cinizmi yt (më pas i kërkon ndjesë). Kreu i Kuvendit i tregon kufijtë: Nuk e ndryshoj sjelljen, por…

Përse u përplasën Peleshi me Manjën? Deputeti e quan “o miko”: Dominoi cinizmi yt (më pas i kërkon ndjesë). Kreu i Kuvendit i tregon kufijtë: Nuk e ndryshoj sjelljen, por…

Në një seancë ku vihet re konsensusi PS-PD për draft-rezolutën e anëtarësimit në BE, vëmendjen kryesore e mori debati mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Gjithçka nisi pasi Berisha e përmendi Manjën për një takim me Belinda Ballukun në Peshkopi dhe deputeti socialist u ngrit për të bërë një replikë. Por ai nuk priste që të haste në rezistencën e kreut të Kuvendit, Peleshi, i cili nuk ia dha fjalën. Në një moment, Manja iu drejtua Peleshit me fjalët “o miko” dhe ky i fundit nuk ia përtoi duke iu përgjigjur: “Unë nuk jam miko”. Replika mes tyre ishte e nxehtë edhe pas dy orësh kur Manjës i erdhi radha për të folur. “Preferove që në vend...