“Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë

“Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë

Deputeti i PD-së, Arian Ndoja, ka ngritur disa pika sa i përket amnistisë së paraqitur nga ministri Toni Gogu në Komisionin e Ligjeve. Ai u shpreh se disa persona të dënuar nga GJKKO nuk kanë përse të mos përfitojnë nga kjo amnisti. “Nuk jam zëri i opozitës sot, jam ish-magjistrat që ka punuar për një kohë të gjatë në Ministrinë e Drejtësisë. Do flas edhe si ish-magjistrat që ka të drejtë të japë mendimin e tij për amnistinë. Ndodhemi para dy amnistive. Në aspektin procedural, i jemi referuar nenit 71. Një ndër tre funksionet që ka ky nen, është zëvendësimi i dënimit, që ne nuk e kemi parashikuar këtë në projektligj. Kemi si qëllim primar rehabilitimin e personit dhe rikthimin e tij në shoqëri sikur...