Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri!
Nga Petrit Vasili/ Përse qeveria vetëm paratë e offshoreve investon në Shqipëri! Në Shqipëri, pas çdo sipërmarrjeje të madhe private, por për fat të keq edhe publike, janë kompani të regjistruara në offshore. Biznesmenët, trafikantët e drogës apo armëve, mafiozët, të korruptuarit – një larmi njerëzish përdorin kompanitë offshore për të fshehur identitetet dhe aktivitetet e tyre. Ndërkohë shohim që në Shqipëri, në banka private, në investime shumë të mëdha, në koncesione, në tendera publikë, shfaqen pa pushim kompani të tilla fantazmë, me persona fantazmë, me para fantazma. Pyetja e madhe që lind natyrshëm: Shqipëria është në Europë, kontinentin më të zhvilluar të globit, që ka me dhjetëra mijëra kompani të njohura, me reputacion absolut, që punojnë prej dekadash të tëra, po përse asnjë prej...
Burimi:
syri.net