Përplasjet në PS/ “Elita me afat skadence”,Minxhozi kritikon gjuhën e ashpër: Një parti moderne nuk flet me ‘kërcënime’

Përplasjet në PS/ “Elita me afat skadence”,Minxhozi kritikon gjuhën e ashpër: Një parti moderne nuk flet me ‘kërcënime’

Analisti Skënder Minxhozi tha në një emision televiziv se deklaratat dhe incidenti me Spiropalin tregojnë probleme të theksuara të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste. Sipas tij, mënyra e komunikimit dhe kërcënimet për përjashtim brenda partisë nuk janë tipike për një forcë moderne politike. Minxhozi shton se reagimet ndaj Spiropalit dëshmojnë një krizë të brendshme dhe një elitë politike që ka tejkaluar “datën e skadencës”. “Spiropali dhe politikat e saj tregojnë se në PS ka një problem të madh të demokracisë së brendshme, sepse atë që e ke vënë kryetar Kuvendi dhe ministër të Jashtëm nuk mund ta kërcënosh për ta nxjerrë jashtë, duke thënë se “të nxora jashtë” ose “të përjashtova”. Një parti moderne nuk flet me këto fraza dhe nuk del nga goja...