Përplasje në Kuvend për Zvërnecin, Braçe: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politikë!

Përplasje në Kuvend për Zvërnecin, Braçe: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politikë!

Lidhur me protestën e zhvilluar gjatë këtyre ditëve kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec të Vlorës, deputeti i PS Erion Braçe tha se atje ka shumë qytetarë të ndershëm, ashtu siç sipas tij ka edhe njerëz që kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime politike. Ai gjithashtu akuzoi kryedemokratin Sali Berisha për ndryshim të qëndrimit për investimin në Zvërnec dhe protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit të resortit. “Me thënë të drejtën Sali, unë nuk hiqem, unë jam. Ashtu siç edhe ti Sali je. Të njohin shqiptarët, të njohin ndërkombëtarët, të njeh edhe drejtësia. Je njeri i famshëm Sali në këtë lëm. Por kjo që bën që një ditë thua një gjë, ditën tjetër thua një gjë tjetër, natyrisht që kjo na ndan. Unë...