Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh këtë të mërkurë në një seancë dëgjimore me kryetarët e bashkive Dibër, Tiranë dhe Vlorë, por mungesa e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Brunilda Mersini, shkaktoi përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cilësoi të papranueshme mungesën e Mersinit, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në Zvërnec dhe protestën e së shtunës, ku sipas saj një qytetar u dhunua nga punonjës të sigurisë private. “Për mua është e papranueshme që kryetarja e Bashkisë Vlorë nuk denjon të paraqitet në ditën e lajmëruar në Komisionin Parlamentar. E kam parë zonjën Mersini që nuk denjon të takojë tregtarët e Vlorës, operatorët turistikë. E kam parë që dalin qytetarët në protestë dhe ajo nuk...