Përplasje jashtë Kuvendit/  Spiropali mesazh Ramës: Mos u merrni me protestuesit, por bëni analizën e vetes

Përplasje jashtë Kuvendit/ Spiropali mesazh Ramës: Mos u merrni me protestuesit, por bëni analizën e vetes

Mes tensioneve dhe përplasjeve të forta ka nisur protesta e kësaj të enjteje e qytetarëve para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Situata në terren është shoqëruar me incidente mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa në disa momente përplasjet janë përshkallëzuar. Gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë shoqëruar edhe disa persona, ndërsa sipas burimeve nga terreni si protestues ashtu edhe punonjës policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës. Në mesin e të lënduarve është parë edhe një qytetar me fytyrën e mbuluar në gjak. Ndërkohë që jashtë Kuvendit vijonin përplasjet dhe tensionet mes protestuesve e policisë, deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali u paraqit në institucion ku gjatë fjalës së saj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama...