Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD
Protestuesit heqin gardhin metalik në hyrje të Parlamentit Në momentin që nisi seanca plenare, protestuesit u zhvendosën në hyrjen kryesore të Parlamentit, ku pati sërish përplasje me policinë. Protestuesit hoqën gardhin metalik, ndërkohë që policia u përgjigj me spraj lotsjellës. Pasi hoqën gardhin metalik, protestuesit u ulën në tokë dhe vijuan thirrjet kundër deputetëve.
Burimi:
javanews.al