Përplasje brenda protestës! Debat i fortë për “Kuvendin Kombëtar Qytetar”
Nisma për krijimin e “Kuvendit Kombëtar Qytetar” të protestës ka hyrë në një fazë debati të brendshëm mes organizatorëve dhe mbështetësve. Sipas njoftimeve publike, grupi i punës ka miratuar platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje disaorëshe, ku u pretendua se vendimet u morën me konsensus. Megjithatë, komunikimet e brendshme në një grup me qindra pjesëmarrës në WhatsApp tregojnë një klimë të tensionuar, me pikëpyetje mbi legjitimitetin e strukturës nismëtare. Disa prej pjesëmarrësve kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si është formuar grupi organizues, duke kërkuar sqarime mbi përzgjedhjen e tij dhe transparencën e procesit. Në diskutime janë shfaqur pyetje si kush e ka zgjedhur grupin e punës dhe mbi çfarë kriteresh po pretendohet përfaqësimi i protestuesve. Nga ana tjetër, mbështetës kanë sqaruar se...
Burimi:
ntv.al