Përplasja me gazetarin! Braçe: Më zunë pritë, po e kam shtyrë…u sulën drejt meje dhe kolegëve të PS

Përplasja me gazetarin! Braçe: Më zunë pritë, po e kam shtyrë…u sulën drejt meje dhe kolegëve të PS

Erion Braçe TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot para Kuvendit, ku u përplas me gazetarin Marsel Rupi dhe një qytetar që po filmonte. Braçe me anë të një postimi në rrjete sociale, shprehet se gazetari së bashku me sulmuesin i kishin zënë pritë atij dhe kolegëve të tjerë të PS-së, konkretisht Sara Milës dhe Ervin Hoxhës.  Socialisti referuar pamjeve të ndara nga përplasja, deklaron se e ka zgjatur dorën për të krijuar distancë me gazetarin pasi i shkoi në fytyrë. Braçe pranon se i është kthyer qytetarit me fjalë të papërshtatshme, pasi e ka sulmuar dhe fyer.  Erion Braçe: E kam nisur diten sot ne oren 7:30, kam qene ne zyre, ne Kuvend; kam dale prej aty e kam shkuar...