Përplasja me Berishën, Salianji thërret demokratët në Tiranë: Ndryshimi i Shqipërisë kalon nga ndryshimi i PD-së
Në mesin e përplasjes publike me Sali Berishën, ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka njoftuar takimin e radhës në kuadër të lëvizjes së tij me strukturat demokrate. Këtë herë, ish ligjvënësi do të ndalet në Tiranë, të premten më 29 maj, ndërsa fton demokratët që t’i bashkohen. Në një postim, Salianji thekson se ndryshimi për të cilin ka nevojë Shqipëria kalon nga ndryshimi që duhet të pësojë së pari Partia Demokratike, e cila, sipas tij, ka ende energjinë dhe frymëzimin për të bashkuar njerëzit, dhe sjellë rrotacionin që ka nevojë vendi. Ai bën me dije se takimi do të mbahet të premten, më 29 maj, në orën 18:00 te Akademia e Arteve, sheshi Nënë Tereza. “Partia Demokratike është më e madhe se çdo...
Burimi:
javanews.al